Futbollisti Eraldo Çinari është trim i fitores së Shkëndijes së Tetovës.
Tetovarët e mposhtën me rezultat 2:1 Akademia Pandevin nga Strumica.
Kuqezinjtë nuk lejuan që të befasohen nga mysafirët.
Golat i realizoi Çinari (31' e 45').
Shkëndija është në vend të tretë me 38 pikë dhe A. Pandev në të nëntin me 19 sosh pas 23 jave në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.