Arsenali për 45 minuta e ka nokautuar Fulhamin vendas, duke i shënuar tre herë.
“Topçinjtë” shënuan fitore me rezultat 3:0 në derbin londinez dhe përforcojnë pozitën e parë në Premier League.
Futbollisti Graniz Xhaka ka treguar angazhim të madh në fushë, por që duhet veçuar Leandro Trossard që asistoi në tre gola.
Golat i realizuan Gabriel (21'), Martinelli (26') e Odegaard (45+2').
Arsenali kryeson me 66 pikë pas 27 jave, ka pesë me shumë se Manchester City dhe Fulham renditet në vend të tetë me 39 pikë.