Fiorentina fiton

Futboll

Fiorentina fiton

Më: 12 mars 2023 Në ora: 17:02
Fiorentina

Kanë përfunduar 2 sfidat e javës së 26-të të Serie A.

Fiorentina ka mposhtur në transfertë Kremonezen me rezultatin 2-0. Mandragora dhe Kabral ishin heronjtë e sfidës duke i dhënë fitoren ekipit të tyre.

Pas këtij triumfi Fiorentina pozicionohet në vendin e 11-të me 34 pikë.

Nga ana tjetër Verona dhe Monza kanë ndarë pikët pasi sfida u mbyll në barazimin 1-1.

Autorët e golave janë Simone Verdi dhe Stefano Sensi. Pas këtij barazimi Verona renditet në vendin e 18-të me 19 pikë ndërsa Monza në të 12-ën me 33 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat