Milani do kërkojë fitoren ndaj Salernitanas, takim kampionati, i programuar të luhet të hënën.
Para kësaj sfide ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp trajneri i kuqezinjve, Pioli.
“Tani duhet të përqendrohemi në kampionat dhe duhet të jemi shumë të vendosur. Nëse duam që të përjetojmë sërish disa emocione që po shijojmë në Champions duhet të mbyllim kampionatin mes 4 vendeve të para. Pashë atë që doja të shihja gjatë javës, jemi të përqendruar.
Nga nesër e në vazhdim të gjitha ndeshjet e këtij sezoni bëhen vendimtare. Nuk ka rëndësi se çfarë kemi bërë dje, rëndësi ka se çfarë do të bëjmë nesër. Ibrahimovic nuk do të luajë që nga minuta e parë, por mund të na ndihmojë gjatë ndeshjes” – tha ai.