Është grabitur shtëpia e sulmuesit të Liverpool, Mohamed Salah në Kajro. Kështu bën të ditur portali autoritar Goal duke iu referuar mediave vendase.
Sipas burimit, kriminelët vodhën disa marrës satelitorë nga shtëpia e Salah.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e grabitësve.
Mohamed Salah ka luajtur 38 ndeshje zyrtare në sezonin 2022/2023. Në to, egjiptiani shënoi 22 gola dhe 11 asistime.