Lindon Selahi gjeti sot rrugën e rrjetës në kampionatin kroat të futbollit.
Mesfushori i kombëtares shqiptare, zhbllokoi takimin Rijeka-Varazdin, që u mbyll me triumfin 3-1 për vendasit.
Ishte minuta e parë shtesë e pjesës së parë kur 24-vjeçari kaloi në avantazh Rijekën.
Selahi mori një top nga krahu i djathtë dhe e dërgoi atë në rrjetën kundërshtare falë një goditjeje të menjëhershme.
Ky ishte goli i dytë sezonal në HNL për Selahin, i cili numëron edhe po kaq asiste. Për Varazdin luajtën edhe Jorgo Pëllumbi dhe Agon Elezi, të cilët u futën në fushë si zëvendësues.