Werder Bremeni, edhe pse shënoi i pari, nuk ia doli të merrte pikë në sfidën shtëpiake kundër Leverkusenit.
2-3 në favor të “Aspirinave” u mbyll takimi në “Weserstadion”, ku u luajt një sfidë mjaft emocionuese deri në sekondat e fundit.
Goli me penallti i Fullkrug në të 85-ën i vlejti vetëm për statistikë Werderit, që mbetet në mesin e tabelës (vendi i 11-të) me 30 pikë, katër më pak se Leverkuseni.
Më herët Frieburgu iu imponua 2-1 Hoffenheimit me gola të Eggestein dhe Doan, duke zhvlerësuar finalizim e Stiller.