Barcelona është protagonisti kryesor i skandalit më të madh në historinë e futbollit spanjoll. Imazhi i skuadrës po bie përtokë për shkak të “rastit Negreira”.
Po kështu, Prokuroria ka denoncuar subjektin për korrupsion të dyshuar që ka vijuar vitet e fundit.
Është vërtetuar se skuadra e katalanase ka paguar disa media për të pasur opinion publik në favor të tyre.
Siç shihet në këto imazhe, të cilat janë nxjerrë në dritë nga The Objective, skuadra e Barçës ka shpërndarë një shumë të madhe parash për media si Sport, La Vanguardia, Mundo Deportivo, El Periodico dhe Rac1, ndër të tjera.