Villarreali ndan pikët me Betisin

Futboll

Villarreali ndan pikët me Betisin

Më: 12 mars 2023 Në ora: 20:36
Villarreali

Villarreali nuk shkoi më shumë se një barazim në shtëpi përballë Betisit (1-1), në sfidën e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.

Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh në minutën e 38-të të pjesës së parë me Borja Iglesisas.

Spanjolli përfitoi maksimalisht nga një gafë e portierit Reina dhe e kishte mjaftë të lehtë për ta shtyrë topin në rrjetë.

Megjithatë të zotët e shtëpisë reaguan dhe barazuan rezultatin me Yeremy Pino në fraksionin e dytë. Spanjolli realizoi një gol mjaftë të bukur, pas kombinimit me Ramon Terrats.

Të zotët e shtëpisë u hodhën në sulm për të shënuar edhe të dytin, por pa sukses. Në disa momente lojtarët e Villareal shpërdoruan disa aksione të mira dhe në fund nuk ndryshoi asgjë.

Pas këtij barazimi Villarreal mbetet në vendin e gjashtë me 38 pikë, ndërsa Betis në vendin e pestë me 42 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat