Një tjetër skuadër e mëdhe në futbollin tonë mbetet pa trajner.
Vëllaznimi pësoi humbjen e katërt radhazi në edicionin pranveror, ku është mposhtur nga Trepça me rezultat 1-2.
Kjo humbje ka bërë që trajneri Arsim Gojani të ofroj dorëheqjen dhe ajo është pranuar nga kryesia e klubit.
Kujtojmë që gjakovarët janë të fundit në Grupin A të Ligës së Parë me vetëm dy pikë pas 18 xhirove.