Karlsruhe, vetëm pak metra larg ambienteve të klubit të futbollit FC Alemannia 05, dy makina u përplasën me njëra - tjetrën mbrëmjen e së shtunës, pesë persona humbën jetën.
Pak para kësaj, klubi kishte mbajtur një festë të vogël në Eggenstein-Leopoldshafen (rrethi Karlsruhe, Baden-Württemberg) - Danny Z ishte në mesin e të ftuarve.
Vetura e futbollistit Danny Z., ka qenë krejtësisht e shkatërruar. Asnjë prej katër personave brenda veturës së tij nuk shpëtuan.
Rreth orës 12:50 pas mesnate, lojtari ka qenë me makinën e tij BMW M2 Competition (me 410 kuaj fuqi), bashkë me bashkëlojtarin Tim P., fizioterapeuten Leonie B., dhe mikun e tij, Philipp D.
Policia ka thënë se vetura ka “rrëshqitur për një arsye të panjohur”.
Makina është rrotulluar dhe ka goditur në anën e shoferit të një taksie, me fuqi të madhe, shkruan“Bild”.
Të gjithë katër personat e vdekur në veturën BMW ishin të moshës prej 25 deri në 29-vjeçare.
Një pasagjer 28-vjeçar ka vdekur te makina e taksisë.
Ngasësi i taksisë dhe personi tjetër brenda kanë marrë lëndime serioze.
Dyshohet se shkaktar i aksidentit ishte shpejtësia e madhe ndërsa dëmet materiale shkojnë deri në 110 mijë euro.
FC Alemannia 05 është dashur të luante kundër FV Linkenheimit të dielën, por ndeshja është anuluar.