Joao Felix duket se po i afrohet një lëvizjeje të përhershme te klubi nga Premierliga, Chelsea.
Sulmuesi portugez iu bashkua londinezëve në janar në formë huazimi nga Atletico Madridi.
Në marrëveshje nuk është përfshirë ndonjë opsion i blerjes, që nënkupton se Felix duhet të kthehet në “Wanda Metropolitano” pas përfundimit të sezonit.
Graham Potter ka mbetur i impresionuar me ndikimin e Felixit në Londër, mes thashethemeve se ata janë potencialisht të gatshëm të largojnë Mason Mountin, për ta mbajtur ish-sulmuesin e Benficas skuadër.
Chelsea është i përgatitur të hapë negociatat e transferimit me Atletico në fund të sezonit, me një çmim prej 80 milionë funtesh.
Sipas “Relevo”, “Blutë” janë të vendosur për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit para fillimit të seoznit 2023/24. Pronari i klubit, Todd Boehly thuhet se gjithashtu është gati të fillojë bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit menjëherë.
Kujtojmë se Joao Felix ka kontratë të vlefshme me Atletico Madridin deri në verën e vitit 2027.