Manchester Unitedi ka vendosur që të mos apelojë kundër kartonit të kuq që Casemiro e mori në ndeshjen e fundjavës kundër Southamptonit në Premier Ligë.
Referi Anthony Taylor fillimisht e kishte ndëshkuar me karton të verdhë brazilianin, por e kishte ndërruar me të kuq pas ishte konsultuar me VAR-in.
Dënimi do të jetë katërlojësh.
Kjo, pasi ish-lojtari i Real Madridit ishte skuqur edhe në fitoren në shtëpi kundër Crystal Palacet.