Freiburg do të tentojë fitoren dhe kualifikimin ndaj Juventusit në Europa League.
Skuadra gjermane humbi 1-0 në Torino, ndërkohë që të enjten luan në “Europa-Park Stadion”.
Tifozët gjermanë besojnë te kualifikimi në çerekfinale, ndërkohë që drejtuesit e klubit kanë “blinduar” trajnerin.
Me anë të një komunikate zyrtare, Freiburg njofton rinovimin me Christian Streich dhe gjithë stafin e tij.
57-vjeçari qëndron në stolin e Freiburgut prej dhjetorit të vitit 2011.
Ai ka kryer një punë fantastike, duke e kthyer gradualisht skuadrën protagoniste.
Kualifikimet në kompeticionet europiane nuk kanë munguar. Streich mban rekordin në historinë e Freiburgut në Bundesliga me 347 ndeshje si trajner.