Ndryshon orari i ndeshjes së Kupës mes Partizanit dhe Vllaznisë!
Ndeshja më interesante e këtij turi të Kupës së Shqipërisë, përballja mes Partizanit dhe Vllaznisë, që ishte programuar të zhvillohej nesër në orën 16:00 ka pësuar një ndryshim të vogël.
FSHF njofton se takimi do të luhet një orë më pas, në 17:00 në stadiumin Partizanit.
Kujtojmë që në ndeshjen e parë në Shkodër, Vllaznia fitoi me rezultatin 3-1, por duhet të luhet edhe akti i dytë i kësaj përballjeje.