Gjykatësi sportiv i Serie A ka marrë vendimet pas ngjarjeve që ndodhën në fushë, në mbyllje të javës së 26-të.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Roma, Marash Kumbulla, protagonist me një karton të kuq, është dënuar me dy ndeshje pezullim.
Goditja me shkelm që Kumbulla i dha kundërshtarit (sulmuesi i Sassuolo, Berardi) është konsideruar e qëllimshme nga gjyqtari. Për pasojë, mbrojtësi kuqezi është pezulluar me dy ndeshje.
Përvec kësaj, Kumbullua është dënuar edhe me 5 mijë euro gjobë.
Mbrojtësi i Roma do të mungojë kështu në dy ndeshjet e radhës në Serie A.
Edhe Milan do të ketë një mungesë të rëndësishme, sulmuesin Olivier Giroud, pezulluar një ndeshje.