Xhakës i del në mbrojtje presidenti i Federatës zvicerane

Futboll

Xhakës i del në mbrojtje presidenti i Federatës zvicerane

Më: 14 mars 2023 Në ora: 14:15
Granit Xhaka

Presidenti i Federatës zvicerane, Dominique Blanc i ka dalë në mbrojtje Granit Xhakës për festën e tij me fanellën Jashari pas fitores speciale ndaj Serbisë në Botërorin e Katarit.

Futbollisti u kritikua pasi e mori fanellën e bashkëlojtarit të tij, Erdon Jashari, duke e lidhur festën me familjen legjendare Jashari.

Por, kreu i futbollit zviceran i doli në mbrojtje kapitenit të kësaj Kombëtareje.

“Mbi të gjitha, duhet thënë se ajo që e bën apo nuk e bën kapiteni ynë është rritur në mënyrë enorme nëpër media.

Është e vështirë ta kuptosh se çka ndodh në mendjen e lojtarëve tanë me prejardhje nga Kosova , prindërit e së cilëve kanë qenë viktima të luftës.

Por, duhet t’i kuptojmë.

Edhe para lojës me Serbinë kemi bërë gjithçka që të bëhej fjalë vetëm për futbollin, pasi kishte tension enorm.

Granit Xhaka ka shpjeguar gjestin e tij të bërë pas lojës dhe do të ishte e panevojshme për të shtuar diçka”, ka thënë Blanc për magazinën zvicerane “Blick”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat