Shkendija e Tetovës do të luajë kundër Makedonija GP, ndërsa lideri i kampionatit Struga TL ndaj Sileksit, në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.
Shorti u hodh sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Rolin e favoritit e mbajnë Shkendija dhe Struga, para se gjithash për përparësinë e terrenit në shtëpi, por duket qartë se do të pasojnë dy beteja të vështira për finalen e Kupës.
Gjysmëfinalet do të luhen me një ndeshje.
Të dyja duelet janë paraparë për 5 prill.