Albion Rrahmani ka shkëlqyer te skuadra e Ballkanit.
Sulmuesi i ekipit therandas ka arritur të shënojë deri tani plot 16 gola.
Performancat e shkëlqyera kanë bërë që stafi i kombëtares së Kosovës të hedhë sytë nga lojtari në fjalë.
Siç bën me dije Arlind Sadiku, ylli i Ballkanit do të jetë ndër të paktët që do ftohen nga Superliga e Kosovës.
Ilir Daja njihet për profesionalizimin e tij në fushën e trajningut dhe jo vetëm. Tekniku kryeqytetas gjithmonë ka arritur të pikasë talentë që në një të ardhme u kanë shërbyer ekipeve të tyre.
Tashmë po bën mirë në Kosovë dhe Rrahmani padyshim është gjetje e tij. Ballkani ka fituar një sulmues klasi, si dhe përfaqësuesja dardane.