Rabiot dhe Guardiola së bashku, por jo te Manchester City

Futboll

Rabiot dhe Guardiola së bashku, por jo te Manchester City

Më: 14 mars 2023 Në ora: 17:49
Guardiola

Adrien Rabiot-in e parë në këtë sezon, Juventus do të kishte dashur ta shihte gjithmonë.

Me dygolëshin ndaj Sampdoria-s jemi në 7 gola në kampionat dhe 9 për sezonin, për një lojtar që merr bardhezinjtë mbi supe.

Por tashmë afër lamtumirës, ​​me një rinovim kontrate, e cila për shkak të kërkesave të lojtarit dhe rrethit të tij, është jashtë mundësive ekonomike të klubit. Dhe për të ardhmen e tij lind hipoteza e një rikthimi te PSG.

Një rikthim që dëshirohet veçanërisht nga Luis Fernandez, i cili ishte edhe lojtar (nga viti 1978 deri në 1986, duke fituar kampionatin e vitit 1986) dhe trajner (në dy eksperienca, mes viteve 1994 dhe 1996, me triumfin në Kupën e Kupave 1996, dhe mes viteve 2000 dhe 2003) i parisienëve.

I intervistuar nga Bein Sports, ish-i i madh ka shpjeguar: “Ai ka gjetur qetësi dhe një nivel të lakmueshëm.

Ai është një lojtar i aftë për të bërë diferencën, ai ka të gjitha cilësitë për ta bërë sërish këtu.

Ai e veshi këtë fanellë, ai e di se çfarë do të thotë ndryshe nga disa nga lojtarët aktualë.

Dhe unë mendoj se ai dëshiron të kthehet”.

Një rikthim i madh, i cili mund të bëhet nën kujdesin e një trajneri të caktuar. Pas një tjetër dështimi europian, pozicioni i Galtier është seriozisht në rrezik. Dhe Fernandez ka ide të qarta se kush do të ishte trajneri ideal për ta çuar përfundimisht PSG-në drejt suksesit në Champions.

“Trajneri ideal do të ishte Guardiola, – thotë Fernandez.

Me të, një ekip mund të ishte ndërtuar rreth Mbappe. Unë besoj se Guardiola, duke ardhur këtu, do të jetë në gjendje të eliminojë të gjithë lojtarët që nuk janë të dobishëm për kauzën, duke ndërtuar më në fund një ekip të nivelit të lartë”.

Një skenarë që ndoshta do të ishte më se të mirëpritur nga të gjithë tifozët e PSG-së. Nëse ideja e kthimit të Rabiot duket e realizueshme, për momentin është më e vështirë të hipotezohet zbarkimi i Guardiola-s nën Kullën Eifel.

Por rrugët e merkatos janë të pafundme, siç dihet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat