Milani është rikthyer mes tetë më të mirave të Europës dhe kjo arritje bën krenar pronarin Xherri Kardinale.
Në një intervistë për mediat amerikane, ai ka deklaruar:
“Nuk e dija që vetëm Reali i Madridit kishte më shumë Champions sesa Milani.
Ky është një aspekt që duhet shfrytëzuar.
Përvoja ime me sportin në Amerikë do të më ndihmojë edhe te Milani, që pa dyshim meriton të ulet në tavolinën e më të mirave në Europë”.
Milanin është në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, por manjatit italo-amerikan kjo nuk i mjafton.
Ai synon të ndërtojë një ekip të madh në aspektin e rezultateve. “Në filozofinë time të të bërit biznes kam mësuar të mos neglizhoj asgjë, ndaj do të bëj të pamundur për të bërë skuadrën sa më konkurruese në Itali dhe jashtë saj.
Dhe nuk është diçka e momentit, por dëshiroj që rezultatet të jenë në vazhdimësi”, përfundoi Kardinale.