Manchester City në krye me trajnerin Pep Guardiola synojnë të kalojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe për ta bërë këtë duhet ta mposhtin RB Leipzigun sonte në stadiumin “Etihad”.
Sfida e parë u mbyll me rezultat të barabartë 1:1, andaj gjithçka është e hapur sa i përket skuadrës që do të vazhdojë në fazën tjetër të këtij turneu.
Mysafirët kanë udhëtuar në Angli me katër mungesa. Diallo, Gulasci, Nkunku dhe Schlager janë të lënduar.
Në anën tjetër, për Cityn mungon vetëm i suspenduari, Benjamin Mendy.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Manchester City (4-3-3): Ederson; Stones, Dias, Akanji, Ake; Gundogan, Rodri, De Bruyne; Silva, Grealish, Haaland
RB Leipzig (4-4-2): Blaswich; Raum, Orban, Gvardiol, Henrichs; Kampl, Laimer, Szoboszlai, Haidara; Forsberg, Werner,