Interi me fat, dy herë e shpëtoi shtylla
Norvegjezi ka realizuar pesë gola për fitoren e thellë të Manchester Cityt, me rezultat 7:0 ndaj Leipzig-ut.
Skuadra gjermane ka pësuar fiasko në “Etihad” dhe “fajtor” për këtë është futbollisti Haaland, shënues i pesëfishtë.
Ndeshja e parë në Leipzig kishte përfunduar 1:1 dhe City me rezultat të përgjithshëm 8:1 kualifikohet në çerekfinale të Champiosn League
Haaland është vlerësuar me notën 10.0 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Në minutën e 22-të, Haaland hapi serinë e golave nga penalltia. Pastaj shënoi në minutën e 24-të. De Bruyne dërgoi një projektil por topi u ndal në traversë dhe Haaland pa mund të madh me kokë ka realizuar.
Haaland ka realizuar edhe tre gola tjerë në minutën e 45+1', 54' e 57') dhe gola tjerë Gundogan (49') e de Bruyne (90+2’).
City me lojë e rezultat e turpëroi skuadrën gjermane.
Interi ka luajtur baras (0:0) me Porton.
Atmosferë drithëruese në stadiumin “do Dragao” në Porto, shikues 48,015, panë lojë me rivalitet të madh por mjerisht pa gola.
Interi ka arritur qëllimin, duke ruajtur portën e tij dhe falë fitores në sfidën e parë, me rezultat 1:0 në Milano, kualifikohet më tej.
Në minutën e 90+5, Interi me fat, dy herë shtylla e shpëtoi po ashtu pak sekonda më herët edhe një mbrojtës shpëtoi një gol të sigurtë,
Kështu që fati sportiv ishte në anën e Interit.
Në çerekfinale janë kualifikuar Bayerni, Milani, Interi, Manchester City, Chelsea dhe Benfica.
Manchester City – Leipzig 7:0
Shënues: Haaland (22' - nga penalltia, 24' , 45+1', 54' e 57'), Gundogan (49'), De Bruyne (90+2').
Kartona të verdhë: De Bruyne, Akanj - Henrichs, Werner.
Manchester City: Ederson - Stones (Gomez 64'), Akanji, Ruben Dias, Aké - Rodrigo (Phillips 64'), De Bruyne, Gündogan (Mahrez 55'), Bernardo Silva, Grealish (Foden 55')- Haaland (Alvarez 63')
RB Leipzig: Blaswich - Henrichs (Klostermann 80'), Orban, Gvardiol, Raum - Laimer, Kampl, A. Haidara (Simakan 63'), Szoboszlai (Olmo 72'), Forsberg (Andre Silva 63') – Werner (Poulsen 62').
Porto – Interi 0:0
Kartona të verdhë: Pepe - Darmian, Dzeko, AcerbiKarton i kuq: Pepe..
Porto: Diogo Costa - Pepê, Fabio Cardoso, Marcano, Zaidu (Wendell 85') - Eustaquio (Franco 70'), Uribe (Danny Namaso 85'), Grujic - Evanilson (Martinez (70'), Taremi, Galeno.
Inter: A. Onana - Darmian (Skriniar 80'), Acerbi, Bastoni (de Vrij 74') - Dumfries, Barella (Brozoviç 80'), Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco (D'Ambrosio 70') - La. Martinez, Dzeko (Lukaku 70').