Shpendi sërish protagonist te Cesena!

Futboll

Shpendi sërish protagonist te Cesena!

Më: 14 mars 2023 Në ora: 22:18
Stiven Shpendi

Talenti shqiptar Stiven Shpendi është rikthyer te goli me fanellën e Cesenës në Serinë C italiane.

19-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Entelës teksa skuadra e tij është duke udhëhequr me rezultatin 2-0.

Shpendi hapi serinë e golave në minutën e 16-të, duke përshëndetur rrjetën nga shumë pranë vijës fatale, ndërkohë që goli i dytë u realizua nga Silvestri në minutën e 32-të.

Ky ishte goli i dytë në kampionat për bomberin shqiptar që është shndërruar në një lider tek bardhezinjtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat