Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja

Futboll

Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja

Më: 14 mars 2023 Në ora: 23:44
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte padyshim bomberi norvegjez, Erling Haaland

Manchester City e siguroi sot biletën drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve duke e shkatërruar RB Leipzigun me rezultat të thellë 7:0.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte padyshim bomberi norvegjez, Erling Haaland, i cili shënoi plot pesë gola në ndeshjen e sotme.

Pavarësisht se skuadra e tij kishte siguruar fitoren, dhe se Haaland mund të shënonte ende gola, Pep Guardiola vendosin ta largojë yllin norvegjez nga loja qysh në minutën e 63’.

Tani, pas ndeshjes, Haaland zbuloi reagimin e tij për faktin që Guardiola e zëvendësoi 30 minuta para fundit të ndeshjes.

“I thash Pep, ‘Mos më largo nga loja, dua që të shënojë më shumë gola”, tha Haaland.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat