Sot do të zhvillohen ndeshjet e fazës çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Pa dyshim, vëmendja e të gjithëve do të jetë në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit, atje ku Prishtina, si nikoqire, do ta presë Ballkanin.
Natyrisht, prishtinasit, edhe pse pa trajnerin Ismet Munishi, do të jenë më të motivuar në këtë takim pasi përmes Kupës e shohin më të lehtë daljen në Evropë, duke e pasur parasysh se në kampionat kanë mbetur prapa.
Megjithatë, Ballkani, edhe pse është në garë për titull, do të mundohet ta fitojë edhe Kupën e Kosovës, një trofe mjaft prestigjioz.
Ndeshje tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo mes Llapit, fitues aktual i kësaj gare, dhe Malishevës, që do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
E në stadiumin “Riza Lushta” do të zhvillohet përballja tjetër mes skuadrave nga Superliga, ajo ndërmjet Trepçës ’89 dhe Gjilanit.
Skuadra nga Liga e Parë, Vushtrria, në stadiumin “Ferki Aliu” do të takohet me Beharin, skuadrën nga Liga e Dytë.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 13:00,
Çerekfinalja e Kupës
E mërkurë
Prishtina – Ballkani
Llapi – Malisheva
Trepça ’89 – Gjilani
Vushtrria – Behari