Shqipëria do të udhëtojë në transfertë me Poloninë.
Kjo do të jetë ndeshja e parë për kuqezinjtë në kualifikueset e Europianit. Lista e Shqipërisë pritet që të zbardhet ditën e premte, ku rreth orës 10:00 do të jetë edhe deklarata e Silvinjos.
Në të njëjtën ditë do të jetë edhe Polonia që hap kartat.
Kjo Kombëtare është mësuar që listën e lojtarëve ta publikojë shumë ditë para takimit, por këtë herë Santos ka lënë afatin e fundit të detyruar nga UEFA.
Konferenca e trajnedit të Polonisë do të jetë në orën 12:00.