Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i shoqëruar nga drejtori sportiv i klubit katalanas Mateu Alemany, kanë qenë në Porto për të takuar menaxherin e njohur të futbollit Jorge Mendes.
Një takim që kishte të bënte me merkaton e ardhshme të skuadrës “blaugrana” dhe pikat e tyre të përbashkëta.
Sipas “Il Mundo Deportivo”, palët kanë diskutuar për disa lojtarë, duke nisur nga Alejandro Balde. Kontrata e mbrojtësit 19-vjeçar spanjoll skadon pas një viti, ndaj po shihet mundësia e shtyrjes së saj për disa vite.
Një talent, që konsiderohet e ardhmja e klubit katalanas.
Një tjetër emër i diskutuar është ai i Ansu Fati, që në fakt nuk po kalon një moment shumë të mirë.
Ai nuk po gjen shumë hapësira në grupin aktual dhe trajneri Xavi e lë shpesh në stol.
Gjithsesi, 20-vjeçari ka mjaft kërkesa nga Premier League, ndërkohë që kontrata me Barcelonën skadon në vitin 2027.
Në bisedime është folur edhe për tri futbollistë portugezë: Joao Cancelo (luan me Bayern Mynih), Ruben Neves (luan me Wolverhampton) dhe Bernando Silva (luan me Manchester City). Tri futbollistë që janë në listën e dëshirave të ekipit katalanas, por që vetëm i pari mund të arrihet, duke qenë se i skadon kontrata më 30 qershor.