Gjilani ka treguar lojë të mirë në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, duke i shkaktuar humbje të thellë me rezultat 5:1 Trepçës ’89.
Futbollisti Albert Dabiqaj sot e ka pas ditën e tij, duke realizuar pesë gola.
Dabiqaj si Erling Haaland, që mbrëmë ka shënuar pesë gola për fitoren e Manchester CItyt, me rezultat 7:0 ndaj Leipzig-uit.
Dabiqaj shënoi në minutën e (2’, 7’ –nga penalltia, 34’ ,69’ e 88') dhe për mitrovicasit ka realizuar (Muja 21′).
Gjilani kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.