Tri ndeshje përfunduan në kohën e rregullt, ndërsa tek njëra fituesi u përcaktua me penallti.
Prishtina doli më e mirë se Ballkani, duke e mposhtur me rezultat 2:0, sfidë që u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Malishevë.
Vushtrria si vendas e mundi me 1:0 Beharin e Vitomiricës.
Gjilani në “Riza Lushta” të Mitrovicës, ka deklasuar me rezultat 5:1 Trepçën ’89.
Albert Dabiqaj - shënues i pesëfishtë.
Llapi me Malishevën luajtën baras (2:2) në kohën e rregullt, edhe pas vazhdimeve nuk pat ndryshim rezultati dhe me penallti fitoi.
Në gjysmëfinale janë: Prishtina, Llapi, Gjilani dhe Vushtrria.
Rezultatet
Prishtina - Ballkani 2:0
Trepça ’89 - Gjilani 1:5
Vushtrria - Behari 1:0
Llapi - Malisheva 2:2, me penallti 6:5