Kërkon fillim të mbarë të eliminatoreve

Futboll

Kërkon fillim të mbarë të eliminatoreve

Më: 15 mars 2023 Në ora: 16:29
Milevski

Me një debutues në mesin e 28 futbollistëve të ftuar, përfaqësuesja e Maqedonisë do të nis përgatitjet për eliminatoret e Evropianit 2024 në Gjermani.

Përzgjedhësi Blagoja Milevski shpalosi listën e futbollistëve, në të cilët do të mbështet për këtë cikël të garave evropiane, e cila nis me sfidën ndaj Maltës, si dhe miqësoren me Ishujt Faroe, më 27 mars në Shkup.

Milevski në takimin me gazetarët theksoi se shumica e futbollistëve nuk janë standard në ekipet e tyre dhe nuk kanë minutazhin e duhur dhe për këtë arsye janë lënë jashtë listës Nikollovi dhe Spirovski.

“Nuk ka autsajder, secili duhet të dëshmohet në terren. Jemi më kualitativ, por këtë duhet të dëshmojmë.

Kur keni kualitet dhe pas paraqitjeve të suksesshme në të kaluarën, është normale që të gjithë të presin të jemi në nivel të lartë. Ne do të bëjmë ç’mos që të nisim me sukses eliminatoret.

Është fakt se një pjesë e bartësit në eliminatoret e kaluara dhe Ligën e Kombëve, kishin probleme me minutazhin në klubet e tyre, e mos të flasim për formën garuese.

Mirëpo ajo që është me rëndësi për ne është që të gjithë të jenë të shëndosh dhe të vihen në funksion të ekipit,” tha mes tjerash Milevski.

Kujtojmë se kombëtarja e Maltës shihet si autsajder në grupin me Maqedoninë, Anglinë, Italinë dhe Ukrainën, mirëpo Milevski paralajmëroi se është një kombëtare të cilën nuk duhet aspak të nënvlerësojmë.

Përgatitjet e Maqedonisë nisin më 19 mars, ndërsa sfida me Maltën do të zhvillohet në stadumin “Todor Proeski”, më 23 mars, në orën 20.45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat