Marash Kumbulla u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi Berardin në ndeshjen që Roma humbi kundër Sasuolos, ndërkohë dje është marrë edhe vendimi i disiplinës për mbrojtësin.
Ai është pezulluar dy ndeshje dhe është gjobitur me 5 mijë euro. Kumbulla nuk do të jetë i gatshëm në derbin kundër Lacios dhe ndaj Sampdorias.
Ndërkohë pas ndeshjes, Marashi i mërzitur i kërkoi falje të gjithë ekipit që i la në balt
ë. Shokët e ekipit e vlerësuan dhe e pranuan faljen e tij, por mediat italiane treguan se Murinjo nuk e priti aq mirë, pasi ai episod vendosi ndeshjen.
Duket se në verë mbrojtësi shihet në listën e largimeve, me Torinon, Leçen, Bolonjën e Fiorentinën që kërkojnë shërbimet e tij sipas “Calciomercato.it”.