A do të kemi edhe një shqiptar tjetër drejt Serbisë më 25 mars?

Futboll

A do të kemi edhe një shqiptar tjetër drejt Serbisë më 25 mars?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 mars 2023 Në ora: 17:36
Andi Zeqiri - majtas

Mediumi zviceran “Blick” ka shkruar se selektori i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, do të jetë pa Haris Seferoviqin dhe Steven Zuberin për sfidat e para të kualifikuese të Kampionatit Evropian, duke nominuar në vend të tyre futbollistët e Baselit Zeki Amdouni dhe Andi Zeqiri.

Murat Yakin do të shpallë listën të enjten në mëngjes.

“Të enjten, Yakin do të shpallë skuadrën e tij për kualifikueset e Kampionatit Evropian kundër Bjellorusisë (25 mars) në Serbi dhe kundër Izraelit (28 mars) në Gjenevë”, - shkruan mediumin zviceran. 

Sipas informacioneve të “Blick”, në kombëtare për këtë lëvizje janë dy sulmuesit e Baselit, Zeki Amdouni (22 vjeç) dhe Andi Zeqiri (23). 

Izraeli konsiderohet si konkurrenti më i fortë i Zvicrës në grup.

Në grup janë Bjellorusia, Rumania, Kosova dhe Andorra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat