Klubi i futbollit Ballkani ka lëshuar një komunikatë zyrtare duke mohuar se klubi ka vështirësi financiare dhe se për rrjedhojë edhe ka probleme me dhënien e pagave për lojtarët.
Në reagimin e tyre, kampioni në fuqi i Kosovës gjithashtu ka bërë të ditur se tashmë kanë ngritur padi ndaj personit që ka ngritur pretendime të tilla.
Reagimi i plotë i Ballkanit:
Duke e shfrytëzuar situatën sportive, ku si skuadër po kalojmë krizë rezultatesh, dikush ka ndërmarr një “ofensivë” linçuese, ku klubi që shkroi historinë ndërkombëtare të futbollit kosovar, akuzohet se nuk po i paguan lojtarët, qe 3 apo 4 muaj.
Fc Ballkani demanton fuqishëm çdo lajm të rremë në këtë aspekt, derisa sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, ne tashmë kemi bërë padi ndaj një personi që e nxori këtë shpifje në publik, ashtu siç do të veprojmë edhe ndaj të gjithë atyre që tentojnë ta përlyejnë emrin e pastër të klubit.
Rezultatet momentale të ekipit janë krye këput të aspektit sportiv, që lidhen me shumë faktorë, nga ngarkesa e kalendarit, lëndimet e futbollistëve, adaptimi i ngadalshëm i ardhjeve të reja, e po ashtu edhe te forma e momentit. Nga kjo, bashkë me stafin teknik, dhe këta lojtar qe shkruajtën historinë do të dalim e do t’i kthehemi rezultateve pozitive.
Por assesi asgjë s’ka të bëj me shpifjet e ulta tendencioze.