Pas kryerjes së misionit të Ligës së Kampionëve, Milani është rikthyer me këmbët në tokë.
Në fund të një fundjave kampionati që mund t’u kishte buzëqeshur kuqezinjve duke pasur parasysh ngadalësimet e papritura të të gjithë konkurrentëve kryesorë në luftën për një vend mes katër të parave, skuadra e Piolit konfirmoi se nuk është shëruar plotësisht.
Në realitet, problemi kryesor ka të bëjë vetëm me një departament, i cili është ai ofensiv.
Që nga fillimi i shkurtit, Milani ka shënuar vetëm shtatë herë në total (me katër gola të pësuar) në tetë ndeshjet e luajtura midis Serisë A dhe Champions-it: më pak se një gol për ndeshje dhe vetëm një pikë midis Fiorentinës dhe Salernitanës. Jo shumë, për një ekip që synon të qëndrojë në katër të parat.
PROBLEMET – Fakti është se, sot, i vetmi që po përmbush pritshmëritë është i zakonshmi Olivie Zhiru. Francezi, në një mënyrë apo tjetër, vazhdon ta vendosë emrin e tij në listën e golashënuesve, por nëse nuk e mendon ai, nuk ndihmojnë shumë as shokët e tij në sulm.
Përveç Mesiasit, i cili megjithatë është i dëmtuar, asnjë mes Leaos, Rebiçit, Origit, Diazit dhe De Ketelares nuk kanë shënojnë në kampionat prej një muaji e gjysmë.
Pioli shpreson që Ibrahimoviçi të rikuperojë një gjendje dinjitoze në një afat të shkurtër, por ai nuk mund të jetë shpëtimtari i Milanit.
Sepse ai mungon që në të vërtetë është Rafael Leao.
Portugezi nuk është i zakonshmi dhe nuk gëzon për një gol që nga mesi i janarit në Leçe. Që atëherë paraqitjet e tij kanë pësuar vetëm rënie. Edhe në Londër, ku ai ishte ndoshta më i dobëti në fushë në një natë që të gjithë të tjerët ta mbajnë mend.
Do të jetë për çështjen e kontratës, do të jetë për një gjendje fizike dhe mendore që nuk është aspak optimale, fakti është se 23- vjeçari është i vetmi notë e vërtetë e stonuar në një moment vendimtar të sezonit.
Në javët e ardhshme do të luhet për një pjesë të mirë të renditjes dhe kalendari thotë se të shtunën në mbrëmje Milani do të shkojë në Udine pa Zhirunë e pezulluar.
Pas ndalesës së kombëtareve, kalendari parashikon Napoli dhe humbja e pikëve të tjera mund të rezultojë fatale në sprintin e Ligës së Kampionëve, veçanërisht nëse Juventusit do t’i kthehen 15 pikët e hequra nga pezullimi.