Skuadre belge, Gent, siguron biletën për në çerekfinale të Conference League.
Në ndeshjet e kthimit në fushën e Basaksehirit, Genti fitoi thellë 1-4, edhe pse turqit konsideroheshin ndoshta favoritë, pasi në Belgjikë kishin barazuar 1-1.
Sfida u vendos, në fakt, brenda pjesës së parë, madje me një rekord, teksa futbollisti i skuadrës mike, Gift Emmanuel Orban, realizoi tre gola brenda tri-katër minutave lojë (31’, 32’, 34’).
Një rast unik në këtë kompeticion të ri europian, kur një lojtar shënon në një hark kohor kaq të shkurtër.
Të shokuar nga pësimi i shpejtë i golave, Basaksehiri u ndëshkua edhe në të 37-tën nga Cuypers.
Gjatë pjesës së dytë, Genti u mjaftua me mbrojtjen e rezultatit dhe goli i Adnan Januzat dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt nuk i vlejti për asgjë Basaksehirit.