Ten Hag: Ndaj Betisit, me formacionin më të mirë

Futboll

Ten Hag: Ndaj Betisit, me formacionin më të mirë

Më: 15 mars 2023 Në ora: 22:07
Ten Hag

Erik ten Hag, trajneri holandez i Manchester United, doli këtë pasdite në sallën e shtypit të stadiumit “Benito VIllamarín” për të folur për përballjen e dytë të fazës së 1/8-ave të UEFA Europa League-s kundër Betisit.

Një duel të cilin “Djajtë e Kuq” e luajnë si favoritë, pasi kanë fituar 4-1 në “Old Traffor”.

“Është një ndeshje serioze dhe ne do të luajmë me ekipin tonë më të mirë.

Ne duhet të kemi në fushë një ekip që mund të përshtatet me atë që ndodh gjatë ndeshjes.

Ne e dimë se kundërshtari ynë ka lojtarë shumë të mire.

Casemiro dhe Bruno Fernandes

“Ata do të luajnë të dy. Betis është një rival shumë i mirë.

Javën e kaluar arritëm një rezultat të mirë, por duhet ta përsëritim.

Ne kemi nevojë për lojtarët tanë më të mirë dhe ekipin tonë më të mirë”.

“Nuk e di saktësisht se kur do të riaftësohet Garnacho, por do të zgjasë të paktën disa javë.

Është një dëmtim i madh. Antony është i sëmurë, ne kemi disa opsione në atë pozicion dhe do të shohim kë do të zgjedhim.”

Lufta për Premier League

“Liga Premier nuk ka qenë kurrë kaq e vështirë sa tani, ka shumë pretendentë për titull. Nuk është një garë me dy, por me pesë, gjashtë, shtatë ekipe…”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat