Southamptoni mbetet në vendin e fundit të Premier League-s, pasi doli pa pikë nga sfida e shtëpisë me Brentfordin.
Skuadra mike fitoi me rezultatin 2-0 duke shënuar nga një gol në çdo pjesë.
Të parin e shënoi në minutën e 32-të me Toney, pas asistimit të Norgaard.
Goli i dytë, në fakt, do të vinte vetëm në sekondat e fundit të shtesës me Wsissa, i shërbyer pikërisht nga Toney.
Në takimin tjetër të mbrëmjes, Brightoni fitoi minimalisht ndaj Crystal Palace me gol të March në minutën e 15-të.