Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, trajneri i Barcelonës, Xavi, kërkon të sjellë me çdo kusht në “Camp Nou” mesfushorin gjerman Ilkaj Gundogan.
Kontrata e 32-vjeçarit gjerman me origjinë turke, që luan me Manchester City, skadon në fund të këtij sezoni, ndaj ai mund të largohet me koston zero.
Duket se “qytetarët”i nuk do t’i rinovojnë kontratën mesfushorit, ndaj Barcelona është gati ta rrëmbejë, duke i ofruar një kontratë 2-vjeçare, me opsion për ta rinovuar për një sezon të tretë.
Sipas Xavit, mesfushori gjerman do të ishte një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e tij.
Mediat spanjolle sqarojnë se Xavi ka kontaktuar vetë me Gundogan, duke e telefonuar për ta bindur për projektin e tij dhe për ta sjellë në Spanjë. Gundogan luan që prej vitit 2016 në Premier Ligë, ku ka fituar gjithçka me Manchester City, ndaj përvoja e tij do të ishte një armë më shumë për Barcelonën dhe Xavin,