Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas akuzave të Shefki Kuqit gjatë dhjetorit të vitit të kaluar.
Ish-sulmuesi me origjinë nga Kosova, luajti gjatë karrierës së tij me skuadra si Newcastle, Fulham, Crystal Palace, Blackburn apo Ipswich.
Ai u aktivizua edhe në Finlandë, Gjermani dhe Skoci. Kuqi veshi 63 herë fanellën e kombëtares së Finlandës, duke gjetur rrugën e rrjetës në shtatë raste.
46-vjeçari deklaroi se FSHF i ka kërkuar 100-200 mijë euro për të veshur fanellën e kombëtares kuqezi.
“FSHF ka ndërmarrë hapat ligjor duke paditur për shpifje ish-futbollistin Shefki Kuqi, i cili në një deklaratë publike në televizionin ATV, gjatë emisionit ‘Favoriti i Botërorit’ ka deklaruar se në fundvitet 90’ i janë kërkuar para për tu pajisur me pasaportë shqiptare dhe përfaqësuar Kombëtaren shqiptare.
Padia e FSHF-së ndaj Shefki Kuqi është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është regjistruar me numër C.nr. 119/22“.
“Atë mundësi unë se kam pas. Kam ni plot debate, edhe tifozët çfarë mendime japin, jo tradhtar, jo kshtu.
Është shumë vështirë me ia përshkru ni njeri që nuk e ka përjetu atë gjë. Para se me zgjedh Finlandën kam tentu me shku te Shqipëria.
Është dasht me dhanë lekë për me lu në Kombëtaren e tyre. Federata Shqiptare e Futbollit më ka kërkuar lekë.
100-200 mijë euro, edhe ta ofrojmë pasaportën.
Nuk ka qenë e arsyeshme për mu. Kam dëgjuar edhe disa raste tjera”.