Leeds United nuk do ta ketë të lehtë të bindë qendërmbrojtësin Robin Koch të rinovojë kontratën.
Anglezët i kanë nisur bisedimet, pasi shtatlarti në verë futet në vitin e fundit të marrëveshjes.
Klubi i Premier League nuk mund të rrezikojë ta humbasë me parametra zero.
Për 26-vjeçarin interesohen dy klube.
Tottenham dëshiron ta transferojë mbrojtësin gjerman, i cili ndiqet edhe nga Leipzig. Në të shkuarën ai ka luajtur për tri sezone në Bundesliga.
Koch ishte pjesë e Freiburgut, që kishte paguar 4 milionë euro te Kaiserslautern për shërbimet e tij gjatë verës së vitit 2018.