Cikalleshi dërgon mesazh para ndeshjes së Kombëtares, shënon një tjetër gol në Arabinë Saudite!
Sokol Cikalleshi vazhdon me golat e shënuar në Arabinë Saudite.
Sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetën edhe në ditën e sotme atje ku Al Khaleej po përballet me Al Taee. Cikalleshi tundi rrjetën në minutën e 13.
Pas një gabimi në mbrojtjen kundërshtare, nuk do të ishte e vështirë për t’u gjetur rrjeta.
Ky realizim i Cikalleshit vjen pak ditë para ndeshjes së Shqipërisë me Poloninë, ndërsa bëhet fjalë për golin e 6 në kampionat dhe ku ka ende minuta loje për ndeshjen e sotme.