E dashura e Cristiano Ronaldos, modelja spanjolle Georgina Rodriguez, nuk mundi t’i kontrollonte emocionet e saj dhe shpërtheu në lot në shfaqjen e saj të re në Netflix, ndërsa rijetoi momentin e pikëllimit kur humbi një nga binjakët e saj gjatë lindjes.
Vajza e Georgina me futbollistin e shquar portugez, Bella Esmeralda, lindi e shëndetshme në prill të vitit të kaluar në një spital në Manchester, por vëllai binjak i saj vdiq.
Influencuesja 29-vjeçare do të flasë për agoninë e saj në serinë e dytë të “I Am Georgina”, e cila do ta ketë premierën në mbarë botën më 24 mars.
Një trailer i ri, i publikuar të mërkurën, e tregon atë duke qarë, ndërsa kujtonte atë tragjedi familjare.
Ajo pranoi: “Jeta është e vështirë, por jeta vazhdon.
Kam arsye për të ecur përpara dhe për të qenë e fortë”.
Duke iu referuar partnerit të saj futbollistm që e ndihmoi ta kalonte periudhën më të errët në jetën e tyre së bashku, Georgina shtoi: “Cris me të vërtetë më inkurajoi të vazhdoj me axhendën time.
Ai tha: Gio, vazhdo me jetën tënde, do të të bëjë mirë”.
Ajo vazhdoi duke thënë: “Prioriteti im për momentin është familja dhe fëmijët. Jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse”.
Ditëlindja e 28-të e Georgina do të shfaqet gjithashtu në këtë seri të Netflix, kur Cristiano shpenzoi mijëra euro për një shfaqje me drita dhe lazer të projektuar në kullën e famshme ‘Burj Khalifa’ të Dubait.