Sacchi befason

Futboll

Sacchi befason

Më: 16 mars 2023 Në ora: 14:49
Arrigo Sacchi

Arrigo Sacchi, ish-trajneri i Milanit, komenton për “Gazzetta dello Sport” kalimin e tri skuadrave italiane (Milanit, Interit dhe Napolit) në çerekfinale të Ligës së Kampionëve:

“Spalletti është mjeshtër, një strateg. Ai bëri atë hap përpara për të cilin kishte kohë që punonte.

Te Napoli, falë edhe ndihmës së klubit, i realizoi idetë e tij. Napoli i tij është një ekip që luan si protagonist, dominon fushën.

Pioli ishte një strateg sezonin e kaluar, kur fitoi një titull që askush nuk e imagjinonte të mundur.

Në Champions League tregoi dy paraqitje të shkëlqyera kundër Tottenham.

Inzaghi është një trajner i mirë, që mbështetet në taktika, dhe për rrjedhojë tek individët.

Interi ka vlera individuale që janë qartësisht më të larta se ato të Napolit dhe Milanit, por vlera kolektive i bën zikaltrit inferiorë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat