Skuadra Al-Faisaly po përjeton krizën e tmerrshme të rezultateve, ka shtatë javë që nuk dijnë çka është fitorja, ka vetëm dy barazime dhe pesë humbje.
Nga java e 17-të, trajnerët Ante Mishe dhe Ardian Kozniku, u tërhoqën nga skuadra.
Kjo u bë në mënyrë të çuditshme nga drejtuesit e klubit, por që iu ka kushtuar shtrenjtë.
Ardian Kozniku
Sa ishin Mishe dhe Kozniku, Al-Faisaly kryesonte renditjen në Ligën e Parë të Arabisë Saudite, ndërsa tani ka rënë në vend të gjashtë dhe rrezikon që hyjë në elitën e futbollit të këtij shteti.
“Me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me klubin Al-Faisaly.
E falënderoj për korrektësi. Falënderoj tifozët dhe gjithë strukturat e klubit.
Jemi larguar ballëlart, duke e lënë ekipin në krye të tabelës”, thotë Kozniku ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Në javën e 17-të, Al-Faisaly ka barazuar me rezultat 1:1 Al-Shoalah-in.
Tani Al-Hazem e kryeson tabelën me 53 pikë pas 25 jave e Al-Faisaly është në vend të gjashtë me 39.
Flitet se drejtuesit e klubit kërkuan nga Mishe e Kozniku, që asnjë fitore mos të jetë ndër 3:0 dhe kjo ka qenë edhe arsyeja e ndërprerjes së bashkëpunimit.
Me një fjalë, nga tërheqja e Ardian Koznikut e Ante Mishes, skuadra arabe ka marrë tatëpjetën.