Skuadra e Romës ia doli që të kualifikohet në çerekfinale të Europa League.
Romakët luajtën me mençuri në udhëtim, duke arritur barazim (0:0) me Sociedadin dhe falë fitores në takimin e parë me 2:0, kualifikohen në çerekfinale.
Futbollisti shqiptar, Marash Kumbulla, nuk ka luajtur asnjë minutë, duke qëndruar në bankë.
Megjithatë, romakët e trajnerit Jose Mourinho kualifikohen më tej.