Marrëdhënia e Marco Verratti me “gjigandët” francezë të Paris Saint-Germain ka filluar të kriset në javët e fundit.
Kampioni i Europës me Italinë, duket se është pranë një lamtumire me parisienët pas 11 vitesh në Francë.
Sipas mediave italiane, 30-vjeçari është i zhgënjyer nga kritikat e marra ndaj tifozëve të PSG pas gabimit në sfidën me Bayern Munchen që i kushtoi golin ekipit të tij.
Për këtë situatë, Juventusi kërkon të përfitojë duke rrëmbyer mesfushorin në fund të sezonit.
Rikujtojmë se klubi bardhezi ka disa sezone në gjurmët e Marco Verrattit dhe tashmë mund të jetë momenti i duhur për të transferuar atë në Torino.