Te Spanja pritshmëritë për grumbullimin e lojtërave në kombëtare ishin të mëdha, pasi tashmë në krye të skuadrës iberike është Luis de la Fuente. Ai zuri vendin e Luis Enrique, që u largua pas zhgënjimit në botërorin Katar 2022.
Kombëtarja spanjolle do të luajë më 24 e 28 mars dy ndeshjet e para kualifikuese të Euro 2024, ndaj Norvegjisë dhe Skocisë. Trajneri De La Fuente ka publikuar sot listën, ku ka mjaft ndryshime krahasuar me atë të Botërorit.
Nga ai turne i 4 muajve më parë janë grumbulluar vetëm 11 futbollistë, ndërsa gjysma tjetër e skuadrës është lënë jashtë.
Lista
Portierë: Kepa, Robert Sanchez, David Raya.
Mbrojtës: Gayá, Balde, Laporte, Iñigo Martinez, Nacho, David García, Porro, Carvajal.
Mesfushorë: Rodri, Zubimendi, Gavi, Fabián, Merino, Ceballos, Pedri.
Sulmues: Morata, Olmo, Nico Williams, Bryan Gil, Oyarzabal, Aspas, Joselu, Gerard Moreno..