Joao Palhinha është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Fulhami dhe tani shërbimet e mesfushorit i kërkojnë disa klube të mëdha.
Së fundmi në garë për portugezin është futur edhe Manchester United, që këtë sezon është rikthyer të jetë konkurrues dhe synon të jetë pretendenti kryesor për titull në vazhdim. Erik Ten Hag e pëlqen 27-vjeçarin Palhinha, por nuk është i vetmi.
Edhe Liverpooli e do në skuadër mesfushorin, ndërkohë që për të ka interes edhe nga Arsenali, Chelsea, Tottenhami e Newcastle.
Fulhami e bleu atë verën e shkuar nga Sportingu për 20 milionë euro.