Gavi është një tjetër talent i madh që ka dalë nga akademia e të rinjve të Barcelonës, La Masia.
Katalanasit po kërkojnë të zgjasin kontratën e tij dhe ranë dakord për një rinovim me të, megjithatë ajo është konsideruar e pavlefshme si nga La Liga, ashtu edhe nga një gjykatë spanjolle.
Sipas “The Times”, Liverpooli po monitoron situatën aktuale të Gavit dhe nëse ai do të jetë i disponueshëm falas në verë pas skadimit të kontratës së tij të të rinjve, do të bënte një lëvizje për të.
Në raport thuhet se edhe rivalët e ashpër të Manchester Cityt po e monitorojnë spanjollin.